Biblioteka Shkencore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka shtuar në fondin e saj një seri të re botimesh që trajtojnë historinë e diktaturës komuniste në Shqipëri.
Librat janë dhuruar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe përmbajnë kërkime shkencore, dokumente arkivore dhe dëshmi që hedhin dritë mbi periudhën e regjimit komunist.
Ky fond i ri do të jetë në dispozicion të studentëve, pedagogëve dhe studiuesve, duke krijuar një mundësi më shumë për të aksesuar materiale historike dhe për të thelluar studimet mbi të kaluarën komuniste të vendit.

