UNISHK dhe NATGA bashkojnë forcat për zhvillimin e turizmit, fokus te formimi praktik i studentëve

Publikuar me datë:

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Shoqata Kombëtare e Guidave Turistike të Shqipërisë (NATGA) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, që synon forcimin e lidhjeve mes arsimit të lartë dhe sektorit profesional të turizmit.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektorja e UNISHK-së, Prof. Dr. Blerta Dragusha, dhe drejtorja ekzekutive e NATGA-s, Ardiola Alikaj. Bashkëpunimi parashikon krijimin e mundësive të reja për studentët përmes praktikave profesionale, vizitave studimore, aktiviteteve në terren, leksioneve të hapura dhe trajnimeve me ekspertë të turizmit.

Në fokus do të jenë zhvillimi i aftësive profesionale, interpretimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore, hartimi i itinerareve turistike, kërkimi shkencor dhe promovimi i turizmit të përgjegjshëm e të qëndrueshëm.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet programit profesional “Udhërrëfyes turistik dhe menaxhues i itinerareve turistike për rajonin verior”, që zhvillohet pranë Departamentit të Gjeografisë në Universitetin e Shkodrës. Përmes këtij bashkëpunimi synohet që studentët të ndërthurin njohuritë teorike me përvojën praktike dhe të përgatiten më mirë për kërkesat e tregut të punës.

Marrëveshja synon gjithashtu të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin e karrierës së studentëve dhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet institucionit akademik dhe profesionistëve të turizmit, në një sektor me rëndësi për zhvillimin ekonomik të rajonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Kthehuni në seanca!”/ Gjykata Administrative e Apelit pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin e proceseve gjyqësore. Vendimi i gjykatës ka të bëjë vetëm me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Avokatët kanë bojkotuar prej dy muajsh seancat gjyqësore në shenjë kundërshtie […]

Pas Ekonomikut, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Drejtësisë: Bashkohuni me ne! 

Studentët vijojnë protestën në Tiranë. Pas Ekonomikut, të rinjtë...

Historia tronditëse/ 25-vjeçarja skoceze vdes në Durrës, pranë kishte vajzën 2-vjeçare

Nga Stephen Kinninmonth, CENTRAL FIFE TIMES Janë bërë homazhe për...

Shkodra nuk njeh sezon të ulët, vizitorë të shumtë edhe në tetor

Edhe pse muaji tetor po i afrohet fundit, numri...