Ujësjellësi Durrës flet për ndotjen në Gjirin e Lalzit: Batica dhe zbatica trazuan sedimentet

Publikuar me datë:

Pasi u shfaqën shqetësime gjatë ditës për ndotjen e ujërave në Gjirin e Lalzit, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka dhënë një reagim, duke hedhur poshtë mundësinë që ngjyra e errët e ujit të jetë pasojë e shkarkimeve të ujërave të zeza.

Sipas SHRUKD, kontrollet në terren kanë treguar se hidrovori i Hamallajt, i cili ndodhet rreth një kilometër larg bregut të detit, ka qenë jashtë funksionit dhe nuk ka patur shkarkime të ujërave drejt detit në këtë periudhë.

SHRUKD sqaron se errësimi i ujit është rezultat i baltës, llumrave dhe sedimentimeve që janë depozituar në kanal, të cilat janë lëvizur si pasojë e qarkullimit të ujit, ndikimit të baticave e zbatica, si dhe nga moti me erë dhe dallgë të forta ditët e fundit.

Në njoftimin e saj theksohet gjithashtu se gjatë inspektimeve nuk është konstatuar prania e ujërave të zeza në zonën e përmendur. Për më tepër, SHRUKD deklaron se rezidencat në këtë zonë janë të lidhura me rrjetin e kanalizimeve, duke bërë të mundur që ujërat e ndotura të dërgohen në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Lalëz.

Shoqëria thekson se impianti operon vazhdimisht, 24 orë në ditë, dhe se monitorimi i situatës do të vazhdojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plagosen babë e bir/ Aksident i dyfishtë në aksin Fier-Lushnje

Një aksident rrugor ndodhi në segmentin Fier–Lushnje, në zonën...

Elbasan/ I vendosi armën në kokë! Zbardhet dinamika e ngjarjes. Si i shpëtoi shënjestra atentatit

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me incidentin e rëndë me armë zjarri të regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një lokal të njohur në qytetin e Elbasanit, ku Mir Bitoci dyshohet se ka qenë objektivi i një atentati. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 14:50, në momentin kur Bitoci po largohej […]

Virxhinia/ Të shtëna në Universitetin Shtetëror, plagosen disa persona

Policia amerikane ka bërë të ditur se një incident...