UEFA trondit federatën e Kosovës me gjobën e rëndë

Publikuar me datë:

UEFA ka vendosur të ndëshkojë Federatën e Futbollit të Kosovës me një gjobë totale prej 35 mijë eurosh. Ky vendim është marrë si rezultat i sjelljeve të evidentuara në ndeshjen kundër Austrisë në transfertë, të zhvilluar më 27 shtator, ku sipas UEFA-s, “dardanët” kanë shfaqur një mesazh të papërshtatshëm dhe janë vërejtur akte të sjelljes raciste.

Për Kosovën, UEFA ka caktuar edhe një masë ndaluese për tifozët në një ndeshje si klub mysafir. Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një afat prove prej dy vitesh.

Ndeshja në fjalë: Austria – Kosova (3-1), e luajtur më 27.09.2026 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Akuzat e UEFA-s ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës

  • Shfaqja e një mesazhi të papërshtatshëm për një aktivitet sportiv (banderolë), në përputhje me nenin 16(2)(e) të Rregullores Disiplinore.
  • Sjellje raciste dhe/ose diskriminuese, bazuar në nenin 14(2) të Rregullores Disiplinore.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, Federata e Futbollit të Kosovës është dënuar me 15 000 euro për shfaqjen e mesazhit të papërshtatshëm gjatë aktivitetit sportiv.

Për më tepër, FFK është ndëshkuar me 20 000 euro të tjera dhe i është ndaluar shitja e biletave për tifozët në një ndeshje të vetme në transfertë në kuadër të një kompeticioni të UEFA-s për ekipet kombëtare, për shkaqe të sjelljes raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve të saj.

Megjithatë, ndalimi për shitjen e biletave ndaj tifozëve të Kosovës për një ndeshje në transfertë mbetet i pezulluar për një periudhë prove prej dy vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasjet për kurimin e Erjon Vishkullit në Itali/ Pas deklaratës së motrës, vëllai: Shpenzimet i mbuloi shteti

Deklarata të ndryshme kanë ardhur nga familjarët e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe u transferua në Itali për trajtim të specializuar mjekësor. Pasi motra e të riut deklaroi me një story në Instagram,  se transferimi i tij ishte mundësuar […]

Tensione para Kryeministrisë/ Policia largon mediat nga zona, përplasje mes efektivëve dhe gazetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë në Tiranë,...