U rrëzua teksa po lëvizte me motor uji, vijojnë kërkimet në Liqenin e Ulzës për 37-vjeçarin e zhdukur

Publikuar me datë:

Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të Armando Zajsi nga Laçi, që humbi jetën dy ditë më parë, teksa po levizte me një mjet uji në Liqenin e Ulzës.

Në operacion janë angazhuar forca të shumta nga struktura të ndryshme shtetërore dhe vendore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcën Detare, RENEA-n, Policinë e Shtetit, Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin, Mbrojtjen Civile, si dhe dhjetëra vullnetarë nga zona dhe më gjerë.

Ekipet e polumbarëve kanë kryer zhytje të vazhdueshme në thellësitë e liqenit, ndërsa paralelisht janë zhvilluar kërkime intensive në sipërfaqen e ujit me mjete lundruese dhe dronë. Në terren janë angazhuar mbi 120 efektivë dhe vullnetarë, të mbështetur nga disa mjete lundruese, autoambulancë dhe pajisje të specializuara kërkimi.

Pavarësisht përpjekjeve intensive të zhvilluara gjatë ditës, trupi i 37-vjeçarit ende nuk është gjetur. Operacioni pritet të vijojë edhe në orët dhe ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...