U rrëzua në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar, 33-vjeçari humb jetën, polumbarët vijojnë kërkimet

Publikuar me datë:

Një 33-vjeçar ka humbur jetën në lumin Mat, në afërsi të urës së Vashës në Klos, pas një aksidenti gjatë një aktiviteti me litar. Forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e trupit nga uji.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur i riu Erkun Lika. ishte duke kryer ngjitje me litar në zonën e  Urës së Vashës dhe dyshohet se është rrëzuar duke përfunduar në lumin Mat.

Sipas të dhënave paraprake, 33-vjeçari mund të ketë rënë në një gropë thithëse në pjesën e lumit, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra forca kërkimi, së bashku me palombarët e repartit RENEA, të cilët po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit.

Deri tani, kërkimet nuk kanë sjellë rezultat dhe trupi i pajetë i 33-vjeçarit ende nuk është gjetur.

Autoritetet vijojnë operacionin në zonën pranë urës së Vashës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...