U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

Publikuar me datë:

Pas një periudhe kërkimesh që zgjati 48 orë, është gjetur trupi i pajetë i 37-vjeçarit Armando Zajsi, i cili tragjikisht u mbyt në ujërat e liqenit të Ulzës gjatë pasdites së së hënës.

Trupi i tij u identifikua nga një dron nënujore të Forcave Detare, i cili arriti në vendin e ngjarjes këtë të mërkurë. Kërkimet u kryen nga palumbarët e forcës RENEA, së bashku me ndihmën e forcave të armatosura dhe shërbimeve të tjera të mbrojtjes civile nga Bashkia Mat.

Pasi pajisja dron identifikoi trupin në një thellësi prej 37 metrash, palumbarët e RENEA-s u zhytën dhe arritën të nxjerrin trupin e pajetë të 37-vjeçarit në sipërfaqe.

Trupi më pas u transportua për ekspertizë mjekoligjore, pas së cilës do t’i dorëzohet familjes për t’i bërë lamtumirën e fundit. Armando Zajsi, i cili kishte shkuar në Ulëz me kushurinj dhe shokë për të darkuar në një nga restorantet e zonës, pritej të rikthehej në Itali të Martën, ku jetonte e punonte prej disa vitesh.

Këtu, ai kishte marrë një jetski dhe kishte hyrë në ujërat e liqenit për të bërë disa xhiro. Gjatë një momenti, ai ra nga mjeti dhe, ndonëse tentoi t’i afrohej me not, dyshohet se ka humbur ndjenjat dhe është zhytur në thellësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related