“U keqinterpretua”/ Florjan Bjanku sqaron deklaratën për Dukagjinin dhe Velipojën: “Qyteti i tyre është Shkodra”

Publikuar me datë:

“U keqinterpretua”. Me këtë reagim, anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Florjan Bjanku, sqaron deklaratat e tij të bëra gjatë diskutimeve për reformën e re administrative-territoriale dhe propozimin për t’i dhënë statusin e qytetit Dukagjinit dhe Velipojës.

Bjanku, i cili votoi kundër dhënies së pëlqimit për reformën, thotë se qëndrimi i tij është nxjerrë jashtë kontekstit. Sipas tij, kur u shpreh se “Dukagjini dhe Velipoja kanë qytet Shkodrën”, ai i referohej lidhjeve historike, administrative, ekonomike dhe sociale të këtyre zonave me qytetin.

Anëtari i Këshillit Bashkiak thekson se statusi i qytetit nuk përcaktohet vetëm përmes një emërtimi administrativ, por edhe nga infrastruktura, shërbimet, dendësia e popullsisë dhe aktiviteti ekonomik.

Bjanku ngre gjithashtu pyetjen nëse banorët e këtyre zonave janë konsultuar realisht për propozimin e ri dhe nëse ekziston një kërkesë konkrete nga komunitetet për statusin e qytetit.

Ai mohon çdo motiv krahinor në qëndrimin e tij dhe këmbëngul se diskutimi në Këshillin Bashkiak ishte i karakterit profesional, duke argumentuar se reforma duhet të sjellë më shumë autonomi, përfaqësim dhe shërbime për banorët, dhe jo vetëm ndryshime në emërtime.

Në fund, Bjanku thotë se nëse banorët e Dukagjinit dhe Velipojës kërkojnë një status të veçantë administrativ, zëri i tyre duhet të jetë vendimtar.

“Pyetja mbetet e thjeshtë: a kemi nevojë për emërtim apo përfaqësim? Përgjigjja duhet të vijë nga vetë banorët”, shprehet ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjirokastër/ Zjarr pranë banesave në lagjen “Zinxhira”, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Një zjarr shpërtheu në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës, duke...

“Bashkitë e forta nuk i prekin, Fushë-Arrëzi po shkrihet”, Curri: Dorëhiqem nëse nuk del fjala ime

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri, kundërshton reformën territoriale dhe...

Britania hap rrugë të reja ligjore për refugjatët

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood,...