U arrestua për ngacmim seksual, tjetër denoncim për kirurgun në Korçë

Publikuar me datë:

Një tjetër denoncim është bërë publik ndaj kirurgut 72-vjeçar Nikoll Nunka, i arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje në Korçë.

E reja kishte shkuar në spital me dhimbje të forta barku dhe simptoma të vjellash, ndërsa pas kontrolleve mjekësore ishte vendosur që t’i nënshtrohej një operacioni për apandesit. Sipas denoncimit, gjatë ekzaminimeve mjeku dyshohet se i ka prekur pjesët intime, duke pretenduar se po kryente kontrolle mjekësore.

Pas kallëzimit, policia vuri në pranga mjekun 72-vjeçar, ndërsa 21-vjeçarja vijon të jetë e shtruar në spitalin e Korçës.

Ndërkohë, pas publikimit të rastit, një tjetër qytetare ka bërë një denoncim ndaj të njëjtit mjek, duke pretenduar se edhe ajo është përballur me sjellje të papërshtatshme gjatë një vizite mjekësore rreth një vit më parë.

Sipas saj, ajo ishte paraqitur në urgjencën e Korçës me dhimbje të forta barku dhe pas analizave e ekografisë, që kishin rezultuar normale, kirurgu i kishte kërkuar të operohej urgjentisht për apandesit.

“Vizitat e shpeshta dhe insistimi për të më futur në sallë më bënë të ndihesha shumë keq. Në fund, një doktoreshë i tha shoqes sime se nuk kisha asgjë dhe më këshilloi të largohesha”, shprehet qytetarja në denoncimin e saj.

Ajo ka ngritur gjithashtu akuza edhe për një episod që lidhet me djalin e saj 15-vjeçar, të cilin e kishte çuar për vizitë për shkak të dhimbjeve të barkut. Sipas pretendimeve të saj, mjeku kishte përdorur sjellje dhe gjuhë të papërshtatshme gjatë kontrollit mjekësor.

Autoritetet pritet të verifikojnë pretendimet e ngritura ndaj mjekut, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Malësia e Madhe drejt krizës së ujit, fshatra të tëra pa furnizim

Malësia e Madhe përballet sërish me probleme serioze në...

Bardh Spahia kundër hapjes së një konsullate serbe në Shkodër: Është shërbim ndaj Vuçiçit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...

Reforma territoriale/ Fushë-Arrëzi drejt bashkimit me Pukën, propozohet hartë e re e bashkive në veri

Partia Socialiste ka depozituar një projektligj për reformën e...

Spiunoi hetimet/ Dënohet me 2 vite e 8 muaj burg ish-oficeri i policisë, Igli Haxhiaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...