Turqia kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun, për rastin e flotiljes së ndihmës për Gazën

Publikuar me datë:

Turqia i ka bërë kërkesë Interpolit për të lëshuar një “Njoftim të Kuq” ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, si pjesë e procesit penal në vazhdim në lidhje me sulmin kundër aktivistëve që ndodheshin në bordin e Flotiljes Globale Sumud, e cila po bartte ndihma humanitare drejt Gazës. Lajmin e bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Akin Gurlek, raporton Anadolu.

Gurlek, në një deklaratë të postuar në platformën sociale turke NSosyal, shpjegoi se procesi gjyqësor në Gjykatën e 11-të të Krimeve të Rënda në Stamboll është ende në zhvillim ndaj 35 të akuzuarve, mes tyre Netanyahu dhe Afek Moskovitch, për incidentin që ndodhi në ujërat ndërkombëtare.

Sipas ministrit, urdhërarrestet për Netanyahun dhe Moskovitchin, të lëshuara më 14 korrik 2026 me akuzën “gjenocid”, kanë bërë që Ministria e Drejtësisë t’i kërkojë Ministrisë së Brendshme të nisë procedurën tek Interpoli për njoftime të kuqe ndaj dy të dyshuarve.

Gurlek shtoi se dokumentacioni i nevojshëm i është përcjellë edhe Ministrisë së Jashtme.

Ai deklaroi se Netanyahu dhe Moskovitch janë nën hetim për veprime të dyshuara që përfshijnë “ndërhyrjen e armatosur ndaj civilëve që transportonin ndihma humanitare për në Gaza në ujërat ndërkombëtare dhe ndalimin e aktivistëve”.

Ndaj tyre rëndojnë akuza të tilla si “krime kundër njerëzimit”, “gjenocid”, “privim të rëndë të lirisë”, “plagosje të qëllimshme”, “torturë”, “dëmtim të pronës”, “grabitje të rëndë” dhe “rrëmbim të mjeteve të transportit”, theksoi ministri.

“Ne nuk do të lejojmë që krimet e kryera në Gaza të mbulohen apo që përgjegjësit të mbrohen nga një mburojë pandëshkueshmërie”, tha Gurlek.

“Ne do t’i përdorim me vendosmëri të gjitha mjetet që na janë në dispozicion sipas së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shpërthen tritoli në derën e një banesë në Ishull Lezhë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e...

Pakti Beci-Zenelaj/ Betoniere kudo, shkelje në rrugë dhe akuza për abuzim me pushtetin

Shkodra vijon të përballet me një situatë kaotike sa i përket qarkullimit rrugor, ndërsa mënyra e menaxhimit të këtij sektori ka ngritur pikëpyetje të forta. Sipas informacioneve të Northpress, situata lidhet edhe me mënyrën se si po administrohet qarkullimi nga strukturat përgjegjëse. Në qendër të akuzave janë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe Shefi […]

EMRI/ U plagos sot në Athinë, identifikohet shqiptari. Policia dyshime për motivin

Eduart Mullaj, 55 vjeç nga Delvina, rezulton të jetë...