Turistët ukrainas rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare i shpëton në Sarandë

Publikuar me datë:

Njësia Speciale Delta, në koordinim me Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, ndërhyri për të asistuar dy turistë ukrainas, të cilët ishin në rrezik për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë qëndrimit të tyre në det.

Gjatë një patrullimi në zonën e Ksamilit, forcat e policisë vërejtën një skaf, të cilin turistët e kishin marrë me qira, duke u fundosur për shkak të erërave të fuqishme dhe klimës së ashpër. Në skaf ndodheshin dy shtetas ukrainas.

Menjëherë, efektivët e Njësisë Speciale Delta morën masa për të shpëtuar turistët, të cilët, për fat të mirë, rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore pas shpëtimit.

Punimet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg po vazhdojnë aktualisht.

Policia Kufitare është e përkushtuar në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e jetës së qytetarëve dhe turistëve në zonat detare të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Diaspora do të mblidhet tek ish-Stacioni i Trenit, marshim drejt Kryeministrisë

Një video e shpërndarë në platformën sociale Facebook nga...

Mbyllet Ngushtica e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

Irani ka njoftuar se po mbyll Ngushticën e Hormuzit,...

Londër/ Përplasen trenat, një viktimë dhe disa të plagosur nga aksidenti hekurudhor

Një tragjedi ka ndodhur në Bedford, Mbretëria e Bashkuar,...