IKMT aksion në Zdrale, shemben tre ndërtime pranë kopshtit “Bep Tusha”

Publikuar me datë:

Një aksion i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit është zhvilluar këtë mëngjes në zonën e Zdrales në Shkodër.

Në fokus të ndërhyrjes janë tre ndërtime të pozicionuara në hapësirën përpara hyrjes së kopshtit “Bep Tusha”, të cilat po prishen nga mjetet e IKMT-së.

Punonjësit e institucionit kanë nisur ndërhyrjen për shembjen e strukturave, ndërsa zona është vënë nën kontroll gjatë zhvillimit të aksionit.

Prishja e ndërtimeve synon lirimin e hapësirës dhe rikthimin e saj në funksion të komunitetit, veçanërisht në një pikë që përdoret çdo ditë nga prindërit dhe fëmijët që frekuentojnë kopshtin.

Aksioni pritet të vijojë deri në përfundimin e plotë të prishjes së tre strukturave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related