Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do godasë objektiva strategjikë në Teheran

Publikuar me datë:

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për një përgjigje të ashpër ushtarake në rast të sulmeve ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

Në një reagim ne rrjetin social X, ai theksoi se nëse Irani përdor raketa, dronë apo çdo lloj arme tjetër kundër anijeve që kalojnë në këtë zonë strategjike, SHBA do të godasë objektiva të rëndësishëm, si ura apo termocentrale.

Trump shtoi se këto goditje mund të shtrihen edhe pranë ose brenda kryeqytetit iranian, Teheranit, duke rritur tonet e tensionit mes dy vendeve.

“Nga ky moment e tutje, çdo herë që Republika Islamike e Iranit qëllon ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit, qoftë me raketë, predhë, dron apo çdo mjet apo armë tjetër, Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë dhe shkatërrojnë NJË URË ose NJË TERMOÇENTRAL, përfshirë edhe ato që ndodhen pranë ose brenda kryeqytetit, Teheranit”, shkroi Trump në postimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...