Tronditëse/ Identifikohen 42,624 materiale me abuzime seksuale ndaj fëmijëve në internetin shqiptar

Publikuar me datë:

Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt ka zbuluar dhe raportuar për tërheqjen e 42,624 materialeve (foto dhe video) që përmbajnë abuzim seksual të fëmijëve (CSAM) në vetëm një muaj, Qershor 2026.

Evidentimi i këtyre materialeve u bë pas një raporti që mbërriti disa ditë më parë, i cili përfshinte një profil në platformën Telegram, i cili shpërndante mesazhe me një adresë specifike.

Pasi analistët e iSIGURT.al kryen verifikimet e nevojshme për adresën, përdorimi i sistemit të avancuar të Qendrës Kombëtare për Internet të Sigurt, në rastet e shpërndarjes së materialeve me përmbajtje të dhunës dhe abuzimit seksual të fëmijëve, mundësoi identifikimin e këtyre përmbajtjeve. Edhe pse faqja me domain .AL dukej si një forum diskutimi, qëllimi real ishte shpërndarja e materialeve abuzive, përfshirë foto e video të fëmijëve.

“Alarmant është fakti që vetëm në një muaj, iSIGURT ka identifikuar mbi 42 mijë materiale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve nga një adresë të vetme. Ky rast tregon se Shqipëria nuk është e imunizuar ndaj këtyre formave kriminale dhe është e domosdoshme të merren masa më të forta për monitorimin e internetit, hetimin e autorëve dhe mbrojtjen e fëmijëve,” deklaroi Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipëri.

Kjo situatë paraqet një nga rastet më shqetësuese të identifikuara deri tani nga iSIGURT.al dhe hedh dritë mbi abuzimin e infrastrukturës shqiptare të internetit për shpërndarjen e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve. Një vit më parë, iSIGURT kishte mbyllur me sukses tre profile në platformat Telegram dhe Discord, ku mbi 30 mijë anëtarë ndanin foto intime të vajzave dhe grave nga Shqipëria, duke i përdorur ato për shantazh dhe nxitje të dhunës me bazë gjinore.

Çdo foto ose video që përmban abuzim seksual të një fëmije nuk është thjesht një skedar digjital; ajo përfaqëson dëshmi të një krimi të rëndë dhe për çdo fëmijë viktimë, çdo shikim ose shpërndarje e materialit është një akt riviktimizimi. Pas identifikimit të këtyre materialeve, iSIGURT.al i raportoi menjëherë autoriteteve kompetente për bllokimin e tyre dhe fillimin e procedurave hetimore.

Kjo ngjarje nënvizon nevojën urgjente për forcimin e monitorimit të faqeve me domain .AL. Në këtë kuadër, iSIGURT po promovon një bashkëpunim më të shpejtë ndërmjet autoriteteve, ofruesve të internetit dhe kompanive të hostimit në Shqipëri, në koordinim me AKEP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama: Synimi i review me 1 yll ishte goditja e turizmit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur veprimet e Policisë së...

Djali i Trump humb 600 mln dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Investitorët që kanë investuar në një projekt kriptovalutash të...

Australi/ Sfera misterioze metalike në plazh, dyshohet se janë mbetje nga hapësira

Gjashtë objekte metalike misterioze, të mëdha, janë zbuluar në...

Nga 10 korriku fillon periudha me fat për 3 shenja të horoskopit

Siç sugjerojnë interpretimet astrologjike, data 10 korrik 2026 pritet...