Tragjedia në Stamboll/ Shkon në 5 numri i viktimave nga shembja e pallatit 7-katësh, mes tyre një vajzë 5-vjeçare

Publikuar me datë:

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga shembja e tre kateve të një pallati shtatëkatësh në lagjen Maltepe të Stambollit, pasi ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën nga rrënojat tre trupa të tjerë. Mes viktimave është edhe një vajzë vetëm pesë vjeçe. Sipas Prefekturës së Stambollit, operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, ndërsa vijon puna për largimin e rrënojave nga vendngjarja.

Autoritetet bëjnë me dije se katër persona humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra. Viktimat janë identifikuar si Gülce Dora Turhan, 5 vjeçe, Ahmet Muhammed İnan, 22 vjeç, Mesut Bileç, 40 vjeç, Hüseyin Özkurt, 66 vjeç dhe Zeynep İnan, 20 vjeçe. Në njoftimin zyrtar thuhet se trupi i viktimës së fundit u gjet në orën 06:15 të mëngjesit, duke shënuar përfundimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në zonën Cevizli të Maltepesë.

Maltepe’de çöken 7 katlı binanın üst katlarında kontrollü yıkım çalışması başlatıldı. https://t.co/rlKEUSAZOs — Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) October 8, 2026

Maltepe’de çöken 7 katlı binanın üst katlarında kontrollü yıkım çalışması başlatıldı. https://t.co/rlKEUSAZOs

— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) October 8, 2026

Pas shembjes, për arsye sigurie u evakuuan edhe tri ndërtesa pranë pallatit të dëmtuar. Gjithsej, 55 banorë u larguan nga banesat e tyre, ndërsa 44 prej tyre u sistemuan në hotele. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur marrjen e masave për shembjen e kontrolluar të pjesëve të mbetura të ndërtesës, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Shkaku i shembjes mbetet nën hetim. Ekspertët kanë marrë mostra betoni dhe çeliku nga rrënojat, të cilat pritet të analizohen për të përcaktuar faktorët që çuan në shembjen e pjesshme të pallatit. Në kuadër të hetimeve janë arrestuar arkitekti i ndërtesës dhe menaxheri i objektit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një viktimë nga virusi Shamonda në Francë, OBSH qetëson: Nuk pritet përhapje e gjerë

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pret një përhapje të...

Studimi i ri për vaksinën e personalizuar kundër kancerit: Rreziku i vdekjes ulet me 42%

Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, në kombinim me...

Francë/ Hapi zjarr nga makina duke vrarë 1 person dhe plagosur 5 të tjerë, Macron: Sulm terrorist racist

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri të ndodhur në Trappes dhe La Verrière, në jugperëndim të Parisit. Viktimat përfshijnë edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa tre nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar është arrestuar dhe hetimi është marrë në dorë nga […]