Tragjedi në Ksamil, 4-vjeçarja nga Lezha humb jetën pasi u përplas aksidentalisht nga automjeti i babait

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacionit paraprak, e mitura është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj, teksa ky i fundit po kryente një manovër në një parkim privat.

Mësohet se automjeti ishte një “Audi”, me drejtues shtetasin E. M. Gjatë lëvizjes, mjeti ka goditur vajzën e tij të mitur, A. M., e cila, pavarësisht ndihmës së dhënë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Familja, me origjinë nga Lezha, ndodhej në Ksamil për pushime.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related