Tragjedi në aksin Lezhë–Milot/ 50-vjeçari përplaset për vdekje nga makina

Publikuar me datë:

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Lezhë–Milot. Aksidenti fatal ndodhi mbrëmjen e së hënës, më 3 gusht, rreth orës 23:00.

Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi me inicialet A. P., rreth 42 vjeç, i cili përplasi këmbësorin G. T., rreth 50 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ndërroi jetë në vendngjarje.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut që çoi në këtë ngjarje tragjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tajlandë/ Rrufeja godet fushën e futbollit, humb jetën 24-vjeçari dhe plagosen 9 të tjerë

Një tragjedi e rëndë ka goditur futbollin tajlandez, pasi...

Oli Pero: 40 kallëzime penale për abuzimin ndaj kafshëve, por hetimet ende pa rezultat

Mbi 40 kallëzime penale janë depozituar gjatë tre viteve...

Ben Blushi: A ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

Nga Ben BlushiUnë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke...