Trafikuan 6 tonë kokainë/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin, vëllezërit Hoxhosmani mbetën në burg

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Ata ndodhen në qeli që prej korrikut të vitit të kaluar pas goditjes së grupit kriminal që vepronte në fushën e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Vëllezërit Hoxhosmani akuzohen se në bashkëpunim me të tjerë kanë trafikuar kryesisht gjatë vitit 2020  6 ton kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro.

SPAK e zbërtheu grupin kriminal në saj të komunikimeve në Sky Ecc dhe Encrochat. Ishte hetimi që Prokuroria e Posaçme kishte nisur për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja që çoi në zbulimin e grupit që mbushi me kokainë gjithë Europën.

SPAK ka të dokumentuar aktivitetin e tyre kryesisht në vitin 2020 ku tonelata droge kanë kaluar nga Ekuadori për në vendet e BE.

Një ndihmë për zbardhjen e aktivitetit të  grupit ka dhënë edhe bashkëpuntori i drejtësisë Erjon Alibej, edhe ky pjese e këtij grupi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përfundojnë fjalimet para kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Një grup qytetarësh ka përfunduar fjalimet e tyre para...

Po kryente stërvitje në Siberi, rrëzohet një bombardues strategjik rus

Një avion bombardues strategjik i llojit Tu-22M3 i Rusisë...

Herald Marku rikthehet te Vllaznia

Pas disa sezonesh larg, Herald Marku vesh sërish fanellën...

Shtohen mbeturinat në Qaf Dushk, lopët ushqehen me to

Një nga zonat më problematike te Bashkia Klos është...