Thika i drejtohet Bejlerit: Mos u bë mburojë e pushtetit, dëgjo zërin e qytetarëve”

Publikuar me datë:

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, është vënë në shënjestër të kritikave nga biznesmeni Alban Thika, i cili përmes një statusi publik i ka drejtuar një mesazh të gjatë atij.

Thika shprehet se nuk e njeh personalisht Bejlerin, por e gjykon nga qëndrimet e tij publike, duke i kërkuar të mos identifikohet verbërisht me mbrojtjen e pushtetit. Sipas tij, deputeti socialist ka zgjedhur të mbështesë një narrativë që, sipas kritikëve të qeverisë, është larg realitetit që përjetojnë qytetarët.

Në reagimin e tij, Thika thekson se protestat nuk janë armike të ekonomisë apo shtetit, por një mënyrë për të kërkuar më shumë drejtësi, llogaridhënie dhe institucione më të forta. Ai i bën thirrje Bejlerit që të mos ngatërrojë besnikërinë ndaj partisë me heshtjen përballë gabimeve dhe të mbrojë atë që e konsideron të drejtë për qytetarët e Shkodrës dhe për socialistët e ndershëm.

“Mandatet kalojnë, qeveritë ndryshojnë dhe pushteti është i përkohshëm. Karakteri, integriteti dhe zgjedhja për të qenë në anën e ndërgjegjes mbeten përgjithmonë”, shkruan ndër të tjera Thika në mesazhin e tij drejtuar deputetit socialist.

Postimi i plotë:

Onid, nuk njihemi personalisht; të njoh vetëm nga angazhimi yt publik. Pikërisht për këtë nuk dua të të paragjykoj apo të të gjykoj vetëm nga bindja jote politike. Edukimi, formimi dhe përvoja ime më kanë mësuar se urtësia kërkon durim, edhe kur inteligjenca dhe emocionet vihen në provë.

Ky është mandati yt i parë si deputet dhe je ende në fillim të një rruge që do të të gjykojë historia, jo propaganda e ditës. Pikërisht për këtë më vjen keq që ke zgjedhur të pozicionohesh në mbrojtje të një narrative që shumë qytetarë e shohin si larg realitetit të tyre. Në vend që të dëgjosh shqetësimet e socialistëve të ndershëm, bashkëqytetarëve të Shkodrës dhe shqiptarëve që kërkojnë llogaridhënie, duket sikur ke zgjedhur të mbrosh një elitë pushteti për të cilën ka kritika të forta publike dhe politike.

Protesta nuk është domosdoshmërisht armike e ekonomisë. Në shumë raste, ajo është sinjali se qytetarët kërkojnë institucione më të forta, më shumë drejtësi dhe një qeverisje më të përgjegjshme. Shqiptarët që dalin në rrugë nuk pushojnë së qeni patriotë vetëm sepse shprehin pakënaqësi; shumë prej tyre besojnë se po mbrojnë të ardhmen e vendit të tyre.

Prandaj të bëj një thirrje me respekt: qëndro besnik idealeve që të sollën në politikë, por mos e ngatërro besnikërinë ndaj partisë me heshtjen përballë gabimeve. Gjej paqen dhe guximin për të mbrojtur atë që beson se është e drejtë për Partinë Socialiste, për votuesit e saj të ndershëm, për familjen tënde, për fqinjët e tu dhe për Shkodrën.

Në fund të ditës, mandatet kalojnë, qeveritë ndryshojnë dhe pushteti është i përkohshëm. Karakteri, integriteti dhe zgjedhja për të qenë në anën e ndërgjegjes mbeten përgjithmonë. 🇦🇱

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related