Pamje të rënda vijnë nga Italia.
Sipas lajmeve të publikuara më 16 maj 2026, Salim El Koudri dyshohet se ka përplasur qëllimisht disa kalimtarë me makinë në qendër të Modenës, Itali. Raportohet për 8 persona të plagosur, disa prej tyre në gjendje shumë të rëndë. Një gruaje, sipas mediave, iu amputuan të dyja këmbët.
31-vjeçari me origjinë marokene u arrestua pas një tentative për t’u larguar nga vendngjarja. Dëshmitarët thanë se ai kishte edhe një thikë me vete dhe se disa qytetarë ndërhynë për ta neutralizuar para mbërritjes së policisë.
Autoritetet italiane po hetojnë ende motivin e ngjarjes. Sipas mediave italiane shoferi nuk ishte nën efektin e alkoolit apo drogës. Ai ishte qenë më parë nën ndjekje nga shërbimet e shëndetit mendor. Nderkohe po verifikohet nëse bëhet fjalë për një akt të lidhur me probleme psikike apo motive të tjera.
Disa media kanë raportuar se ai ndihej “i bullizuar”, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga hetuesit.

