Terminali i autobusëve, premtim i pambajtur nga Benet Beci/ Autobusët mbushin qendrën e qytetit dhe paralizojnë trafikun

Publikuar me datë:

Terminali i autobusëve vijon të mbetet një nga premtimet ende të parealizuara në qytet nga kryebashkiaku Benet Beci, ndërsa situata në terren po bëhet gjithnjë e më problematike.

Në mungesë të një terminali të dedikuar, autobusët dhe mjetet e transportit ndërqytetas vijojnë të parkojnë në zonën qendrore të qytetit, duke shkaktuar kaos të vazhdueshëm në qarkullim. Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve raportojnë trafik të rënduar, bllokime dhe vështirësi në lëvizje, sidomos në oraret e pikut.

Banorët shprehen se situata është kthyer në një problem të përditshëm, ndërsa qendra e qytetit po përballon një ngarkesë që nuk është e përshtatshme për këtë lloj transporti. Sipas tyre, mungesa e një terminali funksional jo vetëm rëndon trafikun, por ndikon edhe në sigurinë rrugore dhe cilësinë e jetesës në zonë.

Ndërkohë, premtimi për ndërtimin dhe funksionalizimin e terminalit të autobusëve mbetet ende i pazbatuar, duke e lënë këtë çështje në qendër të debatit publik në qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...