Tensionet në protestën e banorëve të Patos-Marinzës, banorët kërkojnë prishjen e kontratave të qirasë

Publikuar me datë:

Vijojnë tensionet në protestën e banorëve të zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, të cilët prej ditësh kundërshtojnë kushtet e kontratave të qirasë së tokës me kompaninë Bankers Petroleum.

Mëngjesin e sotëm, protesta është zhvendosur pranë ambienteve të vendburimit, ku banorët kanë hapur me forcë derën e sheshit satelit 3. Ata kanë kërkuar që të rishikohen kontratat dhe kundërshtojnë përgjysmimin e vlerës së qirasë së tokës.

Protesta e zhvilluar dy ditë më parë pranë zyrave në vendburim nuk solli negociata me përfaqësuesit e kompanisë. Përballë mungesës së një marrëveshjeje, banorët kishin paralajmëruar se do të vijonin protestën përmes bllokimit të shesheve ku zhvillohet aktiviteti i kompanisë.

Ashtu siç kishin paralajmëruar, ata janë mbledhur sot përpara sheshit satelit 3 të Bankers Petroleum dhe kanë hapur derën me forcë, duke hyrë në ambientet e sheshit.

Banorët shprehen se nuk do të lejojnë përgjysmimin e vlerës së qirasë së tokës, e cila sipas tyre rrezikon të ulet nga 4 milionë lekë për dynym në 2 milionë lekë. Për këtë arsye, ata kërkojnë prishjen e kontratave aktuale të qirasë dhe kundërshtojnë kushtet e reja.

Megjithatë, përpjekja e tyre për të ndaluar punonjësit nuk ka vijuar, pasi sipas protestuesve, një veprim i tillë do t’i ekspozonte ata ndaj penalizimeve ligjore.

Për këtë arsye, banorët kanë vendosur të ndryshojnë mënyrën e protestës. Duke nisur nga dita e nesërme, ata kanë paralajmëruar se secili prej tyre do ta vijojë protestën në tokën e vet, në shenjë kundërshtimi ndaj kushteve të kontratave të qirasë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ngërçi me pagat, gjyqtarët kallëzojnë penalisht ministrin e Financave Petrit Malaj

Gjyqtarë kanë depozituar kallëzim penal lidhur me mosekzekutimin e...

Gazment Bardhi takim me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn. “Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, pata kënaqësinë të mirëpres të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, znj. Nancy VanHorn, me të cilën diskutuam mbi aktualitetin e axhendës […]