Mish dhe peshk kontrabandë me autobusë nga Greqia, dy të arrestuar në Gjirokastër

Publikuar me datë:

Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se transportonin me autobusë sasi produktesh shtazore, mish dhe peshk, të kontrabanduara nga Greqia dhe të papajisura me dokumentacion tatimor.

Operacioni i koduar “Ngarkesat” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Kakavije dhe specialistët e AKU Gjirokastër, në kuadër të planit të posaçëm të masave kundër kontrabandës dhe shkeljes së parametrave të sigurisë ushqimore.

Në pranga ranë shtetasit A. B., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe K. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve me skaner, në vijën e dytë të kontrollit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në dy autobusë pasagjerësh të linjave “Athinë-Gjirokastër” dhe “Athinë-Shkodër”, që drejtonin të arrestuarit, u konstatuan 31 pako me produkte shtazore, mish dhe peshk.

Sipas policisë, produktet po transportoheshin në cenim të kritereve higjieno-sanitare dhe dyshohet se ishin kontrabanduar nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me dokumentacion tatimor.

Produktet e konstatuara nga skaneri u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gazment Bardhi takim me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn. “Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, pata kënaqësinë të mirëpres të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, znj. Nancy VanHorn, me të cilën diskutuam mbi aktualitetin e axhendës […]

Eksperti meksikan: Mafia shqiptare e ka ndryshuar mekanizmin e trafikut të drogës në Amerikën Latine

Nga Henry M. Rodríguez*, LA TERCERA *Doktor në Politika Publike...

Trump premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan: Nëse republikanët fitojnë zgjedhjet…

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do t’i...

Banorët e Patos-Marinzës hyjnë brenda mjediseve të ‘Bankers’

Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë e zhvendosën...