Tensionet në Lindjen e Mesme/ Paralajmëron FMN: Rrezik recesioni e destabiliteti

Publikuar me datë:

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se situata e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i kalimit të energjisë në Gjirin Persik rrezikojnë të godasin rritjen ekonomike dhe të rrisin inflacionin në mbarë botën.

Projeksionet e fundit të FMN-së tregojnë se ekonomia globale pritet të rritet vetëm 3.1% këtë vit, një nivel më i ulët se vlerësimet fillestare, e kjo, për shkak të pasigurive të lidhura me konfliktin dhe ndikimit në tregjet e naftës dhe gazit.

Organizata insistoi se nëse lufta vazhdon, ekonomia globale mund të rrëshqasë drejt një situate edhe me te veshtire, duke rritur rrezikun e një recesioni të përhapur dhe destabiliteti financiar.

“Ne vërtetë që po i drejtohemi një skenari shumë të keq”, pohoi zëdhënësja e FMN-së, Julie Kozack, teksa nënvizoi se kushtet financiare kanë nevojë për përshtatje në mënyrë që të përballohen sfidat në vijim.

Ekspertët e FMN-së vënë në dukje se pasiguria mbi furnizimin me energji dhe tensionet gjeopolitike në rajon mund të ndikojnë në tregjet financiare dhe investimet globale, duke theksuar nevojën për politika të kujdesshme monetare dhe fiskale nga vendet e mëdha.

Analistët nënvizojnë se tensionet në Lindjen e Mesme kanë pasoja të shumëfishta: rrisin çmimet e energjisë, shkaktojnë paqartësi në tregjet e kapitalit dhe mund të ngadalësojnë rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së pandemisë.

Rajonet e Europës dhe Azisë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj luhatjeve të çmimeve të naftës, ndërsa vendet në zhvillim rrezikojnë të përballen me inflacion më të lartë dhe humbje të fuqisë blerëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një banesë në Pogradec

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një...

E paprecedentë/ Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

Policia ka vendosur gardh metalik te ura e Lanës, pak...

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Gjykata e Posaçme ka marrë sot (3 qershor) vendimin...