Autoriteti i aviacionit në Jemen njoftoi të hënën për ndalimin e të gjithë trafikut ajror në aeroporte deri në një njoftim të ardhshëm. Ky vendim erdhi pas një incidenti ku pista e aeroportit të Sanaa u godit për të bllokuar uljen e një avioni nga Irani.
“Ne nuk do të lejojmë asnjë fluturim të hyjë në hapësirën tonë ajrore, qoftë në Aeroportin e Sana’as apo në çdo aeroport tjetër. Çdo përpjekje për të imponuar një fakt të kryer që sulmon sovranitetin tonë do të pengohet,” tha Rashad Al-Alimi, kryetari i Këshillit të Lidershipit Presidencial të Jemenit.
Ai theksoi gjithashtu: “Kam dhënë udhëzime që përballja të mos zgjerohet për të shmangur përfshirjen e Teheranit në konfliktin e Jemenit, duke e detyruar popullin tonë të vuajë për shkak të interesave të tij në luftërat rajonale.”
Më parë, Ministria e Mbrojtjes e Jemenit njoftoi se forcat e saj kishin goditur pistën e aeroportit të Sanaas pasi rebelët Huth i kishin penguar fluturimet jemenase, duke lejuar uljen e avionit iranian “duke shkelur sovranitetin e Jemenit”.
Ndërkohë, Yahya Saree, zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, deklaroi se ky sulm “nuk do të kalojë pa hakmarrje dhe ndëshkim.”

