Temperatura të larta në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë këshilla për qytetarët: Hidratohuni dhe shmangni ekspozimin në diell!

Publikuar me datë:

Ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga temperatura të larta, duke rritur shqetësimet për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te grupet më të rrezikuara si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe ka ndarë një sërë këshillash nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik për përballimin e valës së të nxehtit.

Mjekët rekomandojnë hidratim të vazhdueshëm gjatë gjithë ditës, shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve më të nxehta, si dhe qëndrimin në ambiente të freskëta dhe të ajrosura.

Gjithashtu, qytetarët këshillohen të përdorin veshje të lehta dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të shfaqjes së simptomave shqetësuese.

Autoritetet shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar, ndërsa temperaturat e larta pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related