Telefonë e pije alkoolike/ Sërish kontrolle në burgun e Peqinit, gjenden sende të ndaluara në qelitë e disa të dënuarve

Publikuar me datë:

Sërish kontrolle janë zhvilluar në burgun e Peqinit.

Mësohet se gjatë këtyre kontrolleve janë zbuluar edhe disa sende të ndaluar në disa prej qelive të të dënuarve.

Kujtojmë se më herët kontrolle janë kryer edhe në burgun e Fierit dhe të Durrësit, ku sërish janë zbuluar sende të ndaluara, telefonë të modeleve të ndryshme, karikues telefoni.

Goditet rast i posedimit të sendeve të ndaluara në IEVP Peqin

Nga informacionet paraprake të siguruara nga strukturat e IEVP Peqin në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, Forcat Operacionale të DPB-së dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, IEVP Fier dhe IEVP Durrës ushtruan kontroll në ambientet e IEVP Peqin.

Gjatë kontrollit, të dënuarit të sigurisë së lartë G.B. iu gjetën: 1 shishe me raki (2 L), 2 shishe uiski (1.5 L), 1 shishe verë (1.5 L) dhe 2 karikues telefoni.

Të dënuarit P.V. iu gjetën: 1 celular i tipit iPhone, ngjyrë e zezë, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje ëireless.

Ndërsa të dënuarit L.D. iu gjetën: 2 telefona celularë (1 Google Pixel , ngjyrë e zezë dhe 1 Samsung, ngjyrë gri), 1 karikues ngjyrë e bardhë dhe 3 shishe raki (2 L).

Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related