Të armatosur e me makinë të blinduar, arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe 1 punonjës i Gardës

Publikuar me datë:

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në një automjet të blinduar. Mes të arrestuarve janë dy ushtarakë dhe një punonjës i Gardës.

Gjatë kontrollit të një automjeti tip “Audi”, në të cilin udhëtonin katër persona, efektivët zbuluan një pistoletë të fshehur në një çantë të zezë, të vendosur në pjesën e pasme të makinës. Gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, 40-vjeçarit E. R., punonjës i Gardës së Republikës, iu gjet një tjetër armë zjarri pistoletë.

Në pranga përfunduan E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, I. Sh., 28 vjeç, L. M., 42 vjeç, ushtarak, dhe E. S., 46 vjeç, ushtarak. Ata akuzohen për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Përveç armës së gjetur në automjet, policia sekuestroi edhe një fenelinë të ngjashme me ato që përdoren nga uniformat blu, e cila dyshohet se mbahej nga 28-vjeçari I. Sh.

Ndërkohë, për pistoletën që iu gjet punonjësit të Gardës së Republikës, verifikimet po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, gjatë kontrolleve të ushtruara pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, kanë konstatuar një automjet të markës “Audi”, me të cilin qarkullonin 4 shtetas.

Gjatë kontrollit të automjetit të blinduar, në një çantë të zezë, të vendosur në pjesën e pasme të tij, u gjet një armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, shtetasit E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i shtetasve E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, I. Sh., 28 vjeç, L. M., 42 vjeç, ushtarak, dhe E. S., 46 vjeç, ushtarak.

Arma e zjarrit e gjetur në automjet u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një fenelinë, si ato të policisë, që dyshohet se e mbante shtetasi I. Sh. Ndërsa, për armën e zjarrit që iu gjet gjatë kontrollit fizik punonjësit të Gardës së Republikës, po kryhen verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të secilit shtetas.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Diell dhe ftohtë, sot ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Moti në vendin tonë pritet të jetë i qëndrueshëm...

Mikela Skandaj pushton podiumin në Itali, 4 medalje ari dhe 78 trofe në karrierë

Karateistja 17-vjeçare me origjinë nga Lezha, Mikela Skandaj, ka...