Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Publikuar me datë:

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një diskutim me eurodeputetin Andrey Kovatchev dhe deputetë të parlamentit të ri bullgar, ku është folur për procesin e integrimit europian dhe zhvillimet politike në rajon.

Në një postim në Facebook, Tabaku thekson se qytetarët kërkojnë ndryshim të një sistemi që, sipas saj, “ka kapur shtetin dhe ka dobësuar institucionet”.

Ajo shton se integrimi europian nuk duhet parë vetëm si proces teknik me kapituj negociues dhe konferenca, por si një transformim i thellë që nënkupton shtet ligjor funksional, standarde europiane dhe mundësi të barabarta për qytetarët.

Diskutimi është zhvilluar në kuadër të kontakteve me përfaqësues të parlamentit të ri bullgar, ku është theksuar rëndësia e reformave dhe forcimit të institucioneve demokratike në vendet aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...