Suedi/ Ca të plagosur pas një sulmi me shpatë në një shkollë

Publikuar me datë:

Në një shkollë të mesme në qendër të Suedisë, një person i armatosur me shpatë ka plagosur disa individë, njoftuan autoritetet të premten. Sipas raportimeve të mediave, policia ka qëlluar të dyshuarin e incidentit.

“Një sulmues i armatosur me shpatë ka hyrë në Brinellskolan dhe ka plagosur disa persona”, deklaroi komuna e Fagerstas, duke konfirmuar se autori është ndaluar nga forcat e rendit.

Gazeta Aftonbladet bëri të ditur se një person i pajisur me hanxhar është plagosur në këmbë nga policia me armë zjarri.

Komuna nuk dha detaje për numrin e të plagosurve, por theksoi se policia vijon kontrollet në ambientet e shkollës, ndërsa institucionet shkollore në zonë janë mbyllur për siguri.

Sipas transmetuesit publik SVT, në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, makina policie dhe një helikopter, në qytetin ku jetojnë rreth 12.000 banorë.

Suedia ka hasur edhe më parë ngjarje të ngjashme në shkolla dhe institucione arsimore.

Në shkurt 2025, një 35-vjeçar vrau dhjetë persona në një qendër arsimore për të rritur në Orebro. Sipas policisë, ky akt kishte lidhje me dëshirën e autorit për të kryer vetëvrasje si pasojë e vështirësive financiare dhe problemeve të shëndetit mendor.

Po ashtu, në mars 2022, një nxënës 18-vjeçar vrau me thikë dy mësues në një shkollë të mesme në Malmo, qytetin jugor të vendit.

Ndërkohë, në tetor 2015, tre persona humbën jetën në një sulm të motivuar nga urrejtja racore në një shkollë të qytetit perëndimor Trollhatan, ku autori, i armatosur me shpatë, u qëllua për vdekje nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related