Spiropali i kërkon llogari Berishës, harron Ramën

Publikuar me datë:

Fjalimi i Elisa Spiropalit në Kuvend ishte një kontrast i fortë mes asaj që thotë dhe asaj që zgjedh të mos thotë. Ajo flet për vetëpastrim, reformim të partisë dhe pushtetit, për luftë kundër korrupsionit, për administratë të instrumentalizuar dhe për më shumë demokraci brenda partive. Por kujt ia drejton këto mesazhe?

Në vend që t’iu drejtohet atyre që sot ushtrojnë pushtetin dhe mbajnë përgjegjësinë për qeverisjen, Spiropali zgjedh ta kthejë debatin te Sali Berisha dhe Partia Demokratike. Është e lehtë të kërkosh demokratizimin e kundërshtarit. E vështirë është të flasësh hapur për problemet brenda shumicës që i përket vetë.

Spiropali flet për “institucione që instrumentalizohen kundër njërit apo tjetrit”, por nuk guxon të flasë për administratën tatimore, e cila ndërmori kontrolle ndaj bizneseve të lidhura me familjen e saj, një ngjarje tashmë e bërë publike. Nëse beson se administrata instrumentalizohet dhe ka nevojë për vetëpastrim, atëherë duhet guximi politik për ta thënë këtë me fakte konkrete dhe jo të godasësh Sali Berishën, sikur të ishte kryetatimori i këtij vendi.

Nëse Elisa Spiropali beson se ka ardhur koha për një kulturë të re politike, atëherë guximi nuk matet me kritikat ndaj kundërshtarit. Guximi matet me aftësinë për t’i thënë të vërtetat brenda shtëpisë tënde, edhe kur ato janë të pakëndshme.

Në këtë frymë erdhi edhe reagimi i deputetes Jorida Tabaku, e cila i kërkoi Spiropalit të shohë më parë “vathën e saj” dhe të mos kalojë në “vathën tone”, një mënyrë për t’i kujtuar se kritika dhe kërkesa për llogari duhet të nisin nga shtëpia politike ku ajo vetë bën pjesë.

Ndryshimi nis duke kërkuar llogari nga ata që sot kanë në dorë pushtetin. Dhe pikërisht aty, fjalimi i Elisa Spiropalit mbeti i papërfunduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...