Spahia: Nga ‘Shqipëria që Duam’ te ‘Pasqyra Albania’ dhe ‘Besa’, nisma të reja, hajdutë të vjetër!

Publikuar me datë:

Deputeti i PD-së Bardh Spahia ka reaguar pas fjalimit të sotëm të Edi Ramës që prezantoi platformat e reja të propagandës së tij.

Spahia shkruan se, platformat e Ramës nga ‘Shqipëria që Duam’ te ‘Pasqyra Albania’ dhe ‘Besa’, janë nisma të reja, por hajdutë të vjetër.

Reagimi i deputetit Bardh Spahia:

​Mund të ndryshojnë emrat e portaleve dhe dizajnin e faqeve sa të duan, por nuk e fshehin dot faktin e pamohueshëm. Thirrja kryesore dhe e vetme e çdo shqiptari, që nga sheshet e në çdo portal apo rrjet social sot është: Rama jepe doreheqjen! Shqipërinë e duan, qeverinë hajdute jo. Shqiptarët e dinë mirë që nuk ka më të pabesë se hajduti.

​Qytetarët e shumtë të ndershëm të këtij vendi nuk vuajnë se u mungon një aplikacion në celular, por sepse përballen përditë me një shtet të kapur nga hajdutëria, ku paratë publike avullojnë në tendera e afera dhe shërbimet bazë mungojnë. Këto fasada digjitale janë thjesht makijazh për të fshehur kalbëzimin e një sistemi të tërë.

​Zgjidhja nuk vjen nga butonat e një qeverie që ka humbur çdo legjitimitet moral, apo nga satelite imagjinarë 1 dhe 2, por nga largimi i menjëhershëm i kësaj bande kriminale që e ka kthyer vendin në pronë private.

Mjaft më me manovra dhe mashtrime të ricikluara. Jeni dhe do mbeteni përherë hajdutë të kapur në vjedhje nga çdo shqiptar tashmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related