“Sot shembim, shembim, shembim”/ Ministri izraelit Ben Gvir në shembjen e pallatit: Tani ne jemi pronarët

Publikuar me datë:

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, ka shoqëruar me deklarata punimet për shembjen e një pallati pesëkatësh në Jerusalemin Lindor, ku jetonin 10 familje.

“Nën drejtimin tim, po shembim një ndërtesë pesëkatëshe. Dhjetë familje jetonin këtu, por tani ne jemi pronarët e shtëpisë”, deklaroi Ben Gvir.

Sipas raportimeve të mediave palestineze, banorët kishin marrë ndër vite disa njoftime për shembjen, ndërsa autoritetet izraelite thuhet se kishin refuzuar në mënyrë të përsëritur dhënien e lejeve të ndërtimit.

Guvernatori i Jerusalemit e ka dënuar shembjen, duke e cilësuar si një përshkallëzim të politikave ndaj qytetit të pushtuar dhe duke kundërshtuar përdorimin e mungesës së lejeve si justifikim për aksionin.

“Jerusalemi është yni, shteti i Izraelit është yni. Ky është zhurma që dua më shumë”, vijoi Ben Gvir, ndërsa pas tij shembej një tjetër pjesë e murit.

Sipas të dhënave të raportuara, që prej korrikut janë kryer 139 operacione shembjeje në Guvernatoratin e Jerusalemit, ndërsa gjatë së njëjtës periudhë janë lëshuar edhe 150 urdhra të tjerë shembjeje.

Para aksionit, ndërtesa ishte rrethuar nga forca të ndryshme izraelite, të cilat hynë në zonën e izoluar me mjete ushtarake dhe buldozerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Krujë/ Dhunohet polici 19-vjeçar, shkak komunikimi në Instagram me një vajzë

Një 19-vjeçar, punonjës i Patrullës së Policisë, është dhunuar...

Marrëveshja që shmangu krizën/ “Reuters”: Kosova zgjodhi Presidenten, shmangu zgjedhjet

Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së...

Franca nën pushtetin e protestave, Trump: Pasojë e emigrimit masiv jashtë kontrollit!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në lidhje me...

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të...