Krujë/ Dhunohet polici 19-vjeçar, shkak komunikimi në Instagram me një vajzë

Publikuar me datë:

Një 19-vjeçar, punonjës i Patrullës së Policisë, është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Krujë, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë shërbimit.

Sipas të dhënave, i riu është goditur me sende të forta dhe shkop bejsbolli. Autorë të dyshuar të ngjarjes janë dy vëllezër, familjarë të një vajze me të cilën 19-vjeçari kishte komunikuar në rrjetin social Instagram.

Nga hetimet paraprake dyshohet se familjarët e vajzës kishin mësuar për komunikimin, ndërsa vëllai i saj nuk e ka pranuar këtë fakt. Vajza me të cilën komunikonte punonjësi i policisë është nën moshën 18 vjeç.

Pas kallëzimit të 19-vjeçarit, hetuesit kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar. Këqyrja e kamerave të sigurisë ka ndihmuar në identifikimin e automjetit me të cilin dyshohet se janë larguar autorët.

Dy vëllezërit janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të dyshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Marrëveshja që shmangu krizën/ “Reuters”: Kosova zgjodhi Presidenten, shmangu zgjedhjet

Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së...

Franca nën pushtetin e protestave, Trump: Pasojë e emigrimit masiv jashtë kontrollit!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në lidhje me...

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të...