Sot seancë plenare maratonë! Komisioni hetimor për “KAYO”, “Territorialja”, interpelanca me 4 ministra në rend dite. Opozita paralajmëron protestë brenda e jashtë salle

Publikuar me datë:

Kuvendi do të mblidhet sot  në orën 10:00, në një seancë plenare me 18 pika në rendin e ditës. Në fokus janë katër interpelanca me ministra, reforma administrativo-territoriale, si dhe një sërë projektligjesh që prekin sektorë të ndryshëm.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 5 tetorit dhe njoftimet. Më pas do të zhvillohet një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në vijim janë parashikuar tre interpelanca të tjera. Dy prej tyre janë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara respektivisht nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Interpelanca e katërt është me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Një prej pikave kryesore të seancës është projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, që pritet të jetë një nga çështjet me më shumë interes në Kuvend.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu projektligji për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta, si dhe ndryshime në ligjet për bankat dhe sistemin e pagesave.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe ndryshime në ligjin për mbrojtjen e mjedisit, projektligjin për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale, si dhe ndryshime në legjislacionin për markat tregtare, patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë.

Një tjetër pikë e rëndësishme është projektvendimi për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., lidhur me marrëveshjet e bashkëpunimit, prodhimin, importin, eksportin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.
Në fund të seancës do të shqyrtohet edhe një projektvendim për ndryshime në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit, ndërsa deputetët do të kenë mundësi të diskutojnë edhe për çështje jashtë rendit të ditës.
Ndërkohë protestë është paralajmëruar nga opozita brenda e jashtë sallës së Kuvendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...