Sot dita e 9 e revoltës studentore! Nis marshimi i të rinjve në Bulevard me pedagogët në krah

Publikuar me datë:

Studentët kanë nisur marshimin nga Universiteti Politenik i Tiranës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u stacionuar para Kryeministrisë, në ditën e nëntë të protestës së tyre. Në krah të të rinjve janë edhe pedagogët, të cilët mbështesin kërkesat e studentëve.

Marshimi vjen në ditën e parë të bojkotit të mësimdhënies, të shpallur nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë për universitetet publike të vendit.

Të rinjtë vijojnë protestën duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related