Socialisti i Tiranës kritikon Koçekun: Nëse largohesh nga partia, duhet të dorëzosh mandatin

Publikuar me datë:

Vendimi i deputetes së Shkodrës, Marjana Koçeku, për të vijuar mandatin si deputete e pavarur ka sjellë reagime edhe brenda radhëve socialiste.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, tha se e respekton zgjedhjen e Koçekut, por vuri në dukje se shqetësimet dhe kauzat që ajo ngre sot nuk janë të reja dhe kanë ekzistuar edhe gjatë kohës kur ishte pjesë e Partisë Socialiste.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Muharremi theksoi se një deputet që nuk përfaqëson më forcën politike me të cilën është zgjedhur duhet të heqë dorë nga mandati. Sipas tij, mandati nuk është një pronë personale, por një përgjegjësi e marrë nga votuesit dhe partia që e ka kandiduar.

Deklarata vjen në një ditë pasi Koçeku njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke zgjedhur të vazhdojë rrugëtimin e saj politik si deputete e pavarur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]