Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun

Publikuar me datë:

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Sali Berisha, u ndal edhe te sloganet kundër tij gjatë protestave në Tiranë.

Ai u shpreh se ata që përpiqen të manipulojnë, janë më mjeranët, duke i bërë thirrje që t’i injorojnë ato slogane.

“Çdo demokrat dhe demokrate , vendin e ka në atë protestë. Nëse themi që është protesta më qytetare, është protestë jashtë partive politike. Janë qindra-mijëra qytetarë që ngrihen për të drejtën e tyre.

Sa i përket sloganeve kundër nesh… Qytetarët janë të lirë të thonë sloganin që duan. Por, ata që përpiqen t’i manipulojnë, janë më mjeranët. Injoroni dhe mos tentoni me asgjë, të mos keni asnjë impersion nga ato slogane. Nuk duhet që gjethet të na pengojnë për të parë trungun. Është lëvizja më qytetare që kemi pasur që nga vitet ’90 deri më sot”, u shpreh Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ronaldo: Portugalia ka shanse për Botërorin, ekipi është gati

Pak ditë para fillimit të aventurës së Portugalisë në...

Arrestimi i Ilir Shtufit, reagon policia greke: U lokalizua në një hotel

Policia greke ka reaguar për arrestimin e biznesmenit Ilir...

Arrest shtëpie për policin Ajdin Islamaj për ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka bërë të ditur...