Skandal në Malësi të Madhe, Qendra “At Zef Pllumi” lihet në harresë, pasuria publike drejt shkatërrimit

Publikuar me datë:

Gjendja e Qendrës Kulturore “At Zef Pllumi” në Dedaj të Shkrelit është denoncuar në rrjetet sociale, ku publikohen pamje që tregojnë degradimin e objektit, i cili prej vitesh ndodhet në administrim të Bashkisë Malësi e Madhe.

Sipas denoncimit, godina është ndërtuar në vitin 2013 me financimin e programit zviceran DLDP dhe është kompletuar nga VIS-Albania. Në fillim, ajo është përdorur si zyrë e organizatës dhe si hapësirë për aktivitete rinore dhe kulturore.

Më pas, objekti iu kalua ish-Komunës së Shkrelit dhe, pas reformës territoriale, kaloi në administrimin e Bashkisë Malësi e Madhe.

Denoncuesit shprehen se godina, e cila mund të shërbente si një qendër kulture dhe promovimi të turizmit për të gjithë zonën e Malësisë, sot ndodhet në një gjendje të rënduar dhe e lënë pas dore.

Pamjet e publikuara kanë nxitur reagime në rrjetet sociale, ndërsa ngrihen pikëpyetje mbi mirëmbajtjen dhe menaxhimin e kësaj pasurie publike.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia Malësi e Madhe lidhur me gjendjen e objektit dhe pretendimet e ngritura.

Burimi: Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dorëhiqet drejtori i gjimnazit në Tuz, vendimi pas protestave të nxënësve

Sehad Lulanaj ka lënë detyrën e drejtorit të shkollës...

Rama në Vlorë/ Takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Vlorë, ku...

Rexha vijon “Prania Besnike” në Malësinë e Madhe, takime me banorët në Reç dhe Bajzë

Deputeti socialist Bujar Rexha ka vijuar takimet me banorët...

Nga Shkodra në Lezhë, policia ndalon dy makina luksoze, njëra e blinduar

Dy automjete luksoze janë ndaluar nga Policia e Lezhës...