Skandal në “Ferma Vip”, fermerja ofendon rëndë Arbana Osmanin: Po k*çkë, po të degjojmë

Publikuar me datë:

Një moment i pakëndshëm ka shënuar mbrëmjen e fundit të spektaklit Ferma VIP, kur fermerja Fabiola, ofendoi Arbana Osmanin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Incidenti ndodhi menjëherë pas eliminimit të Adionit, i cili humbi përballë Mozës në televotim, pas përplasjeve të vazhdueshme mes tyre gjatë qëndrimit në fermë.

Teksa moderatorja i kërkoi të ruante qetësinë, Fabiola reagoi ashpër përmes lidhjes live, duke përdorur fjalor fyes dhe duke e quajtur “kuçkë”.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku është kritikuar gjuha e përdorur dhe mungesa e etikës në një program me audiencë të gjerë.

Pamjet e incidentit po qarkullojnë gjerësisht online, duke rikthyer në vëmendje debatin mbi kufijtë e komunikimit në ekran dhe përgjegjësinë publike të personazheve televizive.

Debati mes tyre:

Arbana: Goca!

Fabjola: Po, kuçkë, po dëgjojmë! Po, se është fjalë e tolerueshme!

Arbana: Ola, unë nuk mërzitem që më thua ti ashtu, sepse e kuptoj lëndimin tënd.

Fabjola: Nuk e kam nga largimi i Adit, e kam nga trajtimi i situatës.

Arbana: E ke nga lëndimi, e ke nga zemërimi.

Fabjola: Keni thënë që do bëni një format ndryshe, po ju s’keni bërë diçka ndryshe.

Arbana: Me thënë të drejtën, s’po na lë ti të bëjmë diçka ndryshe.

Në vijim, moderatorja iu drejtua Elezajt me fjalët: “Ola, unë mendoj se ti mund të bësh shumë më tepër se sa kaq dhe më vjen keq, më ke trishtuar sonte!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related