Sindikata e pedagogëve mbështet protestat: Duhet transparencë në vendimmarrje

Publikuar me datë:

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka shprehur mbështetje për protestat që kanë nisur në Tiranë dhe qytete të tjera nga 31 maji 2026.

Me anë të një deklarate publike, sindikata e ka vlerësuar këtë formë proteste si një manifestim të qytetarisë aktive dhe angazhimit demokratik, duke theksuar se një numër i konsiderueshëm anëtarësh të saj kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

SPUSH ka përshëndetur natyrën paqësore dhe jopartiake të protestave, të cilat lidhen me mbrojtjen e zonave natyrore, ruajtjen e pasurive publike dhe nevojën për një konsultim më të gjerë me qytetarët në procesin e vendimmarrjes.

Sindikata është fokusuar gjithashtu te roli aktiv i të rinjve në këto iniciativa, duke nënvizuar se shumë nga protestuesit janë studentë dhe ish-studentë të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri.

Po ashtu, në deklaratë theksohet se kërkesat e protestuesve janë në përputhje me parimet e transparencës, përgjegjësisë publike dhe standardet e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.

SPUSH shpreh se komuniteti akademik duhet të angazhohet më shumë në diskutimet publike që lidhen me çështjet e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e pasurive publike, duke kërkuar një përfshirje më të madhe të ekspertizës në procesin e vendimmarrjes.

Në përfundim, sindikata i bën thirrje qeverisë dhe partive politike që të dëgjojnë kërkesat e protestuesve dhe të punojnë për zgjidhje që i shërbejnë interesave të qytetarëve dhe procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related