Si po shuhet prodhimi/ Industria e veshjeve dhe këpucëve po kalon krizën më të thellë në histori

Publikuar me datë:

Industria e prodhimit të këpucëve po përballet për të katërtin vit radhazi me vështirësi. Rënia e euros, mungesa e fuqisë punëtore, rritja e pagave dhe zhvendosja e porosive drejt vendeve me kosto më të ulët po ushtrojnë presion të fortë mbi sektorin.

Në gjysmën e parë të vitit 2026, eksportet e këpucëve ranë me 7.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vitin 2025, eksportet e tekstileve dhe këpucëve u ulën me rreth 1%, ndërsa prodhimi i tekstileve, veshjeve dhe industrisë së lëkurës e këpucëve ra me 5%, pas rënieve prej 6.6% në vitin 2024 dhe 0.8% në vitin 2023.

Tkurrja është reflektuar edhe në punësim. Në vitin 2024, industria e tekstileve dhe këpucëve punësonte rreth 40 mijë persona, niveli më i ulët në një dekadë. Krahasuar me vitin 2019, punësimi në sektor është ulur me rreth 15.7 mijë persona, ose 28%. Vetëm industria e këpucëve ka humbur rreth 9 mijë vende pune, me një rënie prej 35%.

Presioni është shtuar edhe nga rritja e kostove të punës. Në 10 kompanitë më të mëdha të prodhimit të këpucëve, shpenzimet për paga dhe sigurime arritën rreth 4.9 miliardë lekë në vitin 2025. Në të njëjtin vit, gjashtë prej prodhuesve më të mëdhenj deklaruan 3,785 të punësuar, rreth 10% më pak se një vit më parë.

Ndërkohë, pesha e shpenzimeve të personelit në strukturën totale të kostove është rritur ndjeshëm. Në vitin 2022, ato përbënin 42.9% të shpenzimeve, ndërsa në vitin 2025 arritën në 51.5%. Në të njëjtën periudhë, xhiroja e 10 kompanive më të mëdha ishte rreth 26% më e ulët se në vitin 2022.

Rënia e euros ka shtuar më tej presionin mbi eksportuesit, pasi të ardhurat arkëtohen kryesisht në euro, ndërsa një pjesë e madhe e kostove paguhet në lekë.

Në të njëjtën kohë, marzhet e fitimit mbeten të ulëta, rreth 3-4%, duke kufizuar mundësinë e kompanive për të përballuar rritje të reja të kostove.

Përballë këtyre zhvillimeve, një pjesë e porosive po zhvendoset drejt tregjeve me kosto më të ulët, ndërsa sektori shqiptar po përballet me vështirësi në ruajtjen e konkurrueshmërisë dhe të kapaciteteve prodhuese./Marrë nga Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria ndër më të shtrenjtat në rajon për të ngrënë një vakt jashtë

Të hash në një restorant me çmime të ulëta...

Qarku Kukës nën reshje shiu e bore, gurë e dhera në disa akse rrugore

Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë 24 orëve të...

Operacion i befasishëm i SPAK/ Arrestohet në Shkodër Bledar Cafi! Rishpallet në kërkim Indrit Dokle

Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”. Gjatë këtij aksioni të zhvilluar në disa zona të vendit, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Bledar Cafi, si dhe u ushtruan kontrolle për lokalizimin e Endrit (Indrit) […]