Gjykata Penale ka lënë në qeli Eraldo Fizin, i cili akuzohet se për shkak të dhunës ka shtyrë drejt vetëvrasjes ish bashkëshorten e tij, Xhuana Nikolli.
Para togave të zeza, Fizi ka shprehur pendesë, teksa ka deklaruar se është i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë.
“Jam i penduar. U vetëdorëzova vetë, jam gati t’i përgjigjem drejtësisë për çfarë kam bërë”, tha ai.
Fizi dyshohet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes, si dhe për dhunë fizike në një rast.
Ai u arrestua dy ditë më parë pas më shumë se 6 muajsh në arrati, pasi ishte shpallur në kërkim që në mars të këtij viti.
Sipas hetimeve, Fizi dyshohej se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij, Xhuana Nikollajt, e cila më pas konsumoi medikamente dhe ndërroi jetë në spital.

