Incident te Kryesia e Kuvendit! Banorët e Memaliajt përplasen me Braçen, i hedhin ujë në fytyrë

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përplasur me banorët e Memaliajt pranë Kryesisë së Kuvendit. Këta të fundit ndodheshin para Kryesisë së Kuvendit për të protestuar kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Tepelenën, teksa në Komisionin e Ligjeve diskutoheshin ndryshimet në Reformën Territoriale.

Teksa Braçe ishte duke u future në godinë, qytetarët kanë shprehur indinjatë ndaj tij si deputet i Partisë Socialiste.

Njëri prej banorëve i ka hedhur ujë Braçes në fytyrë, ndërkohë që aty ishin dhe deputetë të opozitës, që kanë tentuar të qetësojnë situatën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related