Shtyhet sërish seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Publikuar me datë:

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, si dhe ndaj të pandehurve të tjerë në të njëjtën çështje, për shkak të mungesës së disa avokatëve mbrojtës.

Në seancë, prokurori Ols Dado ka kërkuar shtyrjen e procesit dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn, duke argumentuar mungesën e përfaqësimit ligjor të plotë.

Nga ana tjetër, avokati Plarent Ndreca është shprehur kundër pezullimit të afateve të paraburgimit, duke e konsideruar të pajustifikuar këtë vendim.

Gjatë seancës është raportuar mungesa e katër avokatëve mbrojtës, çka ka çuar në shtyrjen e procesit gjyqësor edhe për të pandehurit e tjerë, përfshirë Ajola Xoxa, të cilët po gjykohen me procedurë të zakonshme.

Sipas vendimit të gjykatës, afatet e paraburgimit për Erion Veliaj mbeten të pezulluara deri në zhvillimin e seancës së radhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zgjohet nga koma legjenda e muzikës pas një muaji

Ka lajme pozitive lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtares...

E tmerrshme! Fëmija gjen gjarpër me zile brenda një kopshti në Kaliforni

Një situatë alarmante ndodhi në një çerdhe në lagjen...