Shqiptarja ra në pusetën e hapur në New York, zbardhet raporti mjeko-ligjor: Ja arsyeja e vdekjes tragjike të Donika Gocajt!

Publikuar me datë:

Pas vdekjes së shqiptares me origjinë nga Shkodra, Donika Gocaj, në New York, janë publikuar raportet mjeko-ligore të cilat zbulojnë arsyen e vdekjes tragjike saj, si pasojë e rënies  në një pusetë të hapur në New York sapo zbriti nga makina, mbrëmjen e 19 majit.

Sipas raportit, mësohet se Donika Gocaj vdiq për shkak të avullit të nxehtë të pusetës ku ajo ra papritmas, së bashku me traumën e përjetuar.

56-vjeçarja nga Shkodra mësohet se pësoi djegie që përfshinin lëndime termike përmes thithjes , së bashku me trauma nga goditje me forcë në pjesën e gjoksit, çka shkaktuan vdekjen e menjëhershme të saj

Ajo që mbetet e rëndë, është fakti se Gocaj nuk vdiq sepse pësoi djegie në trup, por për shkak të thithjes së avullit të nxehtë që dyshohet t’ i ketë pushuar asaj zemrën.

“Ndoshta dëmtimi më i dëmshëm ishte thithja e avullit, i cili do të kishte dëmtuar alveolat, indin në mushkëri, i cili transporton oksigjenin në qarkullimin e gjakut. Kur ato fryhen, ato nuk mund të sjellin më oksigjen. Avulli do t’i kishte shkaktuar asaj djegie të forta në lëkurë, por shkaku i vërtetë i lëndimit do të ishte thithja”, tha Barbara Butcher, ish-shefja e stafit në zyrën e mjekut ligjor të qytetit.

Vdekja e Donika Gocaj la pas një plagë të pashërueshme për fëmijët e saj, djalin Armando e vajzën Esterina, si dhe për nusen Caitlin dhe dy nipërit e vegjël, Zayn dhe Abel.

Ndërsa është vlerësuar nga mjekët në Neë York si një vdekje e tmerrshme dhe tejet dhimbëse.

Me një dhimbje të pashërueshme në zemër, Donika është përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit, nga miq e familjarë të saj.

Si ndodhi ngjarja e rëndë

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:19  pranë Fifth Avenue në Manhattan, ku shqiptarja sapo doli nga makina me të cilën udhëtonte SUV tip “Mercedes Benz” përfundoi në një pusetë të hapur e cila i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se në momentin kur zbriti nga makina, shqiptarja bëri një hap pas ku këmbët i ranë në pusetë dhe trupi i saj u zhduk nga sipërfaqja.

Sapo e panë, disa qytetarë të pranishëm u afruan për ta ndihmuar, madje raportohet se njëri prej tyre mori një palë shkallë për të zbritur e për të tërhequr trupin e shkodranes, por ndërhyrja e tij ishte e pamundur për shkak të thellësisë së pusetës.

Në pritje të mbërritjes së ekipeve të emergjencës, qytetarët e pranishëm në momentin tragjik të ngjarjes janë shprehur se për disa minuta dëgjohej zëri i Donikës e cila bërtiste për të kërkuar ndihmë.

Me të mbërritur në vendngjarje zjarrfikësit ndërhynë menjëherë ku përmes disa shkallëve u përpoqën për të hyrë në pusetë. Pavarësisht ndërhyrjeve dhe përpjekjeve për të shpëtuar shqiptaren, Donika Gocaj u nxorr nga puseta pa shenja jete.

Ajo u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë që në vendngjarje.

Ndërsa raportohet se në vendngjarje nuk kishte asnjë tabelë paralajmëruese apo barriera mbrojtëse rreth pusetës së hapur./NewYorkPost

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...