Shqiptarët në krizë! Rama sjell Kanye West “tu zgjidhë hallet”, koncert në mes të autostradës

Publikuar me datë:

Reperi amerikan me famë ndërkombëtare, Kanye West, do të performojë në Tiranë, më datë 11 korrik 2026.

Lajmi është ndarë nga vetë Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një video të reperit dhe datën e koncertit, pa ndarë detaje të tjera.

Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se për koncertin e reperit, do të ndërtohet një stadium i posaçëm me një kapacitet prej 60,000 spektatorësh.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se stadiumi do ndërtohet ekskluzivisht për këtë performancë si një strukturë e përkohshme, i vendosur përgjatë autostradës Tiranë–Durrës, e cila u hap plotësisht vetëm pak ditë më parë.

Pra në një kohë kur populli po vuan krizën e naftës, inflacionin e produkteve ushqimore, dhe teksa shqiptarët renditen më të varfërit në Europë, kreu i qeverisë investon miliona në një aktivitet që nuk i sherben askujt tjetër përpos egos së tij për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Përpos shpenzimeve të ndërtimit të skenës, nuk dihet sa është shuma që i është premtuar vetë reperit, për të performuar në Tiranë, megjithatë një gjë është e sigurt, ky koncert nuk jua zgjidh hallet shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Baze: Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit!

Nga Mero BazeTë gjitha arsyetimet e Agron Shehajt për...

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...