“Shqipëria kërkon revolucion”/ 61 ditë revoltë, qytetarët mblidhen sot sërish në protestë: Rama jep dorëheqjen!

Publikuar me datë:

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 61-të, teksa edhe këtë pasdite qytetarët do të mblidhen para godinës së Kryeministrisë për të vijuar mobilizimin e përditshëm.

Ajo që nisi si një reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje të përditshme qytetare, e cila prej më shumë se dy muajsh mban në rrugët e Tiranës protestues që kundërshtojnë qeverinë dhe atë që ata e cilësojnë si kastën politike.

Gjatë 60 ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me tubime, marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin e mënyrës së qeverisjes.
Edhe në tubimin e një dite më parë, aktivistët deklaruan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Ata e cilësuan dy muajt e protestës si një dëshmi të qëndresës qytetare dhe ritheksuan se mobilizimi do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave të shpallura.

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, duke përsëritur thirrjet “Rama ik”, “Dorëheqje”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.

Edhe sot pritet që skenari të jetë i njëjtë. Fillimisht do të mbahet tubimi para Kryeministrisë me fjalime të aktivistëve dhe qytetarëve, ndërsa më pas protestuesit do të nisin marshimin në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.
Organizatorët kanë bërë të qartë se protesta nuk do të ndalet, duke theksuar se do të vijojë çdo ditë derisa, sipas tyre, të realizohen kërkesat për largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dosja “Balluku”/ SPAK firmos kontrolle, BKH zbarkon në banesa e zyra

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka firmosur disa urdhra kontrolli...

Horoskopi, 30 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Energjia juaj është e lartë dhe do të ndiheni...