Shpenzimet e familjeve shqiptare u rritën më shumë se të ardhurat

Publikuar me datë:

Shpenzimet e familjeve shqiptare po rriten me ritme më të shpejta se të ardhurat, ndërsa gjithnjë e më shumë qytetarë shprehin shqetësim për aftësinë për të përballuar detyrimet financiare në muajt e ardhshëm. Ky është përfundimi kryesor i vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025.

Raporti tregon se, megjithëse të ardhurat e familjeve kanë vijuar të rriten në terma vjetorë, ritmi i rritjes së shpenzimeve ka qenë edhe më i lartë, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare. Në të njëjtën kohë, numri i të punësuarve ka pësuar rënie, kryesisht në sektorin privat dhe te të vetëpunësuarit, ndërsa rritje është regjistruar vetëm në sektorin shtetëror.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 17% e familjeve deklarojnë se kanë të paktën një hua aktive. Edhe pse kjo përqindje mbetet relativisht e qëndrueshme, struktura e huamarrjes ka ndryshuar. Pjesa më e madhe e kredive përdoret për blerje ose riparim banese, zhvillim biznesi dhe konsum, ndërsa është rritur pesha e financimit nga burime joformale, si huatë nga persona fizikë.

Një tjetër sinjal që ngre shqetësime është rritja e barrës së kredisë mbi të ardhurat. Rreth 22% e familjeve huamarrëse deklarojnë se kësti i huasë u merr mbi 30% të të ardhurave mujore, nivel më i lartë se një vit më parë. Ndërkohë, balanca e përgjigjeve tregon se gjithnjë e më shumë familje raportojnë përkeqësim të aftësisë së tyre paguese, ndërsa pritshmëritë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 mbeten të kujdesshme.

Megjithatë, raporti evidenton edhe disa tregues pozitivë. Rreth 93% e familjeve shqiptare deklarojnë se zotërojnë të paktën një pronë të paluajtshme, kryesisht banesë, ndërsa depozitat dhe llogaritë bankare vazhdojnë të jenë forma kryesore e kursimeve financiare.

Banka e Shqipërisë vëren gjithashtu se interesi për të marrë kredi të re pritet të rritet lehtësisht gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Rreth 37% e familjeve nuk e përjashtojnë mundësinë e huamarrjes, çka sinjalizon një rigjallërim modest të kërkesës për financim, megjithëse shumica e qytetarëve mbeten të rezervuar për shkak të pasigurisë mbi aftësinë e tyre paguese./ ekofin.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...