Shkolla “Zemra e Krishtit” shpallet kampione në disiplinat sportive për vitin 2026

Publikuar me datë:

Një vit i mbushur me suksese, medalje dhe rezultate të shkëlqyera ka bërë që shkolla Shkolla “Zemra e Krishtit” të vlerësohet si më e mira në disiplinat sportive për vitin 2026.

Nën drejtimin dhe përkushtimin e mësuesit-trajner Hans Trajer, nxënësit e shkollës kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në gara të ndryshme sportive, duke ngritur lart emrin e shkollës dhe duke treguar talentin e tyre në atletikë, shah, ping-pong, basketboll, volejboll dhe patina.

Trajneri Hans Trajer është shprehur krenar për të gjithë fëmijët e talentuar që kanë përfaqësuar me dinjitet shkollën gjatë këtij sezoni sportiv, ndërsa ka uruar edhe më shumë suksese në të ardhmen.

REZULTATET E ARRITURA

9 Dhjetor 2025 – Garat e atletikës

• Kevin Kiri – Vendi i parë në 100 metra

30 Janar 2026 – Garat e shahut

• Ambra Gjyshja – Vendi i parë

20 Shkurt 2026 – Garat e ping-pongut

• Annabel Coba – Vendi i parë

• Kejdi Ndoj – Vendi i tretë

27 Mars 2026 – Basketboll vajza

• Shkolla “Zemra e Krishtit” – Vendi i parë

22 Prill 2026 – Volejboll djem

• Shkolla “Zemra e Krishtit” – Vendi i tretë

14 Maj 2026 – Gara e patinave

• Ana Gjinesha – Vendi i parë

• Franceska Mllugja – Vendi i dytë

• Erik Ndoci – Vendi i dytë

Ky vlerësim konfirmon edhe një herë nivelin e lartë të angazhimit sportiv të nxënësve dhe punën e palodhur të stafit pedagogjik, duke e kthyer shkollën “Zemra e Krishtit” në një nga institucionet më të spikatura sportive mes shkollave në Shkodër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...